Sonte në studion e “Opinion” u diskutua lidhur me kriptomonedhat dhe vlerat e tyre marramendëse. Sipas ekspertes Denisa Kele, synimi i Presidentit të Amerikës Donald Trump është që paraja fizike të zhduket nga qarkullimi dhe të gjithë tregun global ta dominojë pikërisht kjo lloj monedhe.

Trump lançoi pak kohë më parë edhe bitcoinin që mbante emrin e tij, për të cilën qenka bërë nami jo vetëm në botë, por edhe në Tiranë!


Denisa Kele: Ideja e Trump dhe të gjitha lëvizjeve që ai po bën, të çon në idenë që në vitet e ardhshme, qeveria amerikane dëshiron që paranë fizike ta heqë nga qarkullimi. Dhe unë shikoj që të gjithë investitorët e fuqishëm në kripto, ata që kanë shumë vite nuk tërheqin më para, e gjithë kjo qarkullon brenda rrethit të  portofoleve të tyre. Bleva ‘Trump-in’ unë… (kriptomonedha që emetoi Presidenti amerikan)

-Sa bleve?

Denisa Kele: Bleva pak. Ishte shumë e vështirë për ta blerë.

-Pse?

Denisa Kele: E para nga Shqipëria nuk futeshin dot fare personat e rinj që duan të investojnë, për shkak të kartave bankare, por ne kemi portofol ekzistues dhe kemi pasur më të lehtë. Ishte e vështirë edhe globalisht. Për të blerë monedhën Trump në momentin që u lançua, 36 orë që ndodhi kishte 1 mijë e pak përqind rritje dhe kishte kërkesa për ta blerë, 10 mln kërkesa në sekondë!

-10 milion veta në sekond donin të blenin monedhën e emetuar nga Trump?!

Denisa Kele: Dhe kjo bëri që të bllokohej i gjithë rrjeti.

Tomi Kallanxhi: Duhet ta themi që edhe në Tiranë është bërë nami. Mua më kanë marrë mbi 100 veta në telefon…

/tvklan.al