Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Brenda kësaj jave 24 helikopterët amerikan Apash do të ndërhyjnë në Kosovë për të shkatërruar tanket dhe automjetet e blinduara serbe. Këtë e ka konfirmuar këshilltari ushtarak i presidentit Mejdani, Sabit Brokaj. I pyetur per shkakun e popullsisë civile nga Kukësi dhe luftimet e UÇK-së nga trupat serbe Brokaj u shpreh.

Sabit Brokaj:- “Ajo që cilësisht e ndryshon situatën e fundit është minimi i territorit shqiptar me artilerinë serbe. Predha artilerie që mbartin me vete mina. Në mënyrë që të shkaktojnë viktima në popullatën civile, por ndoshta mund të gjykohet për të penguar edhe një lëvizje të mundshme në atë zonë. Nuk mendoj që mund të ketë veprime ushtarake tej këtyre dhe veçanërisht derisa të fillojë ofensiva e helikopterëve, deri atëherë priten veprime të këtij karakteri”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame