Bukayo Saka pritet që të mungojë për disa javë pasi pësoi tërheqje në kofshën e tij të djathtë në fitoren 5-1 të Arsenalit kundër Kristal Palasit. Këtë e konfirmoi trajneri Milel Arteta, i cili do të duhet të bëjë pa një prej lojtarëve të tij më në formë.

Saka luajti vetëm 25 minuta në “Selhurst Park” përpara se të kërkonte zëvendësimin për shkak të dëmtimit. Sulmuesi i Anglisë ka realizuar 5 gola dhe 10 asiste në kampionat.

Ai u pa duke u larguar me paterica në përfundim të sfidës. Për Artetën kjo është një goditje e rëndë, pasi një prej futbollistëve të tij më në formë do të mungojë. Tekniku i topçinvje i ka kërkuar stafit teknik që të punojnë në mënyrë që të tilla probleme të mund të shmangen në të ardhmen.

Kjo nuk është hera e parë që Saka detyrohet të pushojë për një dëmtim të tillë. Në tetor, ai pësoi sërish tërheqjeje dhe qëndroi jashtë fushe për 39 ditë. Mungesa e tij do të ndikojë tek Arsenali që ka gjashtë pikë më pak se sa kryesuesit e Liverpulit, që kanë edhe 1 ndeshje më pak.

E gjithë pesha në krahun e djathtë të ofensivës do të jetë te Martineli, i cili në sfidën e fundit bëri një paraqitje mjaft të mirë.

Trajneri Arteta beson se braziliani do t’i dhurojë ekipit gola, tepër të rëndësishëm për të ruajtur hapin e kryesuesve.

Tv Klan