Mohamed Salah mund të firmosë një parakontratë me PSG në merkaton e Janarit.
Sulmuesi egjiptian është i gatshëm që të bisedojë me klubin parisien, ndërsa kontrata me Liverpool atij i përfundon në verën e ardhshme.
Lojtari po kalon një formë mjaft të mirë në këtë sezon, ku ka qenë vendimtar me golat dhe asistet e tij.
Kjo ka bërë që nga tifozët të shtohet presioni mbi drejtuesit e klubit për një kontratë të re me egjiptianin.
Në deklaratat e fundit 32-vjeçari ka thënë se ai e shikon veten më shumë jashtë ekipit se sa brenda dhe se nuk ka ende një ofertë për të rinovuar. PSG kërkon që të përfitojë nga situata ndërsa e ka ndjekur Salah prej kohësh.
Salah ka një marrëdhënie të mirë me pronarin e parisienëve Nasser Al-Khelaifi dhe klubi më parë ka tentuar që të nënshkruajë me atë, por sipas francezes L’Equipe” po inkurajohet nga vetë sulmuesi në këtë periudhë.
Drejtuesit e klubit francez janë gati që të anashkalojnë edhe politikën e tyre që të mos afrojnë në ekip yje futbolli, por vetëm që të blejnë futbollistë të rinj të talentuar, që shikohen si investim i mirë për të ardhmen.
Klan News