Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Lideri demokrat Berisha ka akuzuar sot qeverinë shqiptare për indiferencë ndaj sulmeve serbe. Situata më e fundit u shpreh Berisha në konferencën e sotme për shtyp erdhi nga heshtja e papërgjegjshme e qeverisë e cila në vend të forconte mbrojtjen ndërmori sulme ndaj opozitës.

Kemi qenë gjithonë tha Berisha që qeveria shqiptare të koordinoj veprimet me Naton. Por ajo duhet ta ketë të qartë që Nato nuk po lufton për të zgjidhur konfliktin mes serbisë dhe shqipërisë por për të ndaluar masakrën dhe genocidin në Kosovë.

Sipas tij mbrojtja e territorit shqiptar është detyrë e qeverisë dhe popullit shqiptar. Grupimi Bashkimi për Demokraci ka denoncuar masat e pamjaftueshme të qeverisë për mbrojtjen e territorit shqiptar, pasi sipas tyre zonat verilindore janë lënë në mëshirën e bandave të saj.

Sali Berisha, kryetari i PD:- “Se një qeveri e papërgjegjshme ose ministra të paaftë e të papërgjegjshëm nuk do të pengojnë shqiptarët të mbrojnë me dinjitet dhe efikasitet territorin e vendtit të tyre”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego