Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Sali Berisha:- “Të gjitha këto faktojnë, se prapa kësaj vrasje janë klanet e qeverisë. Janë klanet qeveritare të lidhura me tregtinë e hekurit. Këto klane, disa i lidhin me vetë kryeministrin, të tjerë i lidhin me Gramoz Ruçin, të tjerë i lidhin me zyrtarë të lartë të policisë. Pra u japin lidhje nga më të ndryshmet. Ne si opozitë nuk dimë, se kush e ekzekutoi Florian Vilën, por dimë me siguri, se kjo heshtje kriminale e qeverisë shqiptare është tepër akuzuese për qeverinë. Për qeverinë nuk ka ndodhur asgjë, sepse dikujt i interesonte vrasja e tij dhe ata e dinë se kujt, ata e dinë se cili”./tvklan.al