Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Në 12 Tetor durrsakët do të votojnë për të larguar nga bashkia e Durrësit, vjedhësit, shkatërruesit dhe mafiozët. Sali Berisha u ka bërë thirrje durrsakëve gjatë mitingut elektoral që ka zhvilluar pasdite, “ejani me ne për të mos ta lënë qytetin bregdetar në kthetrat e krimit dhe kriminelëve”.
Sali Berisha:- “Më 12 Tetor, ju do i jepni mundësi Interpolit të ekzekutojë mandatin për Lefter Kokën, për Lefter Nanon, i cili është edhe bajlozi i zi i krimit në Durrës, i cili përfaqëson padrinon, më shumë se këdo tjetër”.
Berisha ka vazhduar sërish me akuzat ndaj Ministrit të Bujqësisë Agron Duka dhe krejt qeverisë socialiste.
Sali Berisha:- “Agron Duka, pasi vodhi mandatin, ky ministër i korruptuar ka pushtuar importet e të gjitha produkteve bujqësore. Në Durrës vendos kunati, në Shijak vendos ortaku, por unë kam bindjen, se Durrësi dhe Shijaku, Dukës së krimit do t’i japin më 12 Tetor mësimin e merituar”.
Sipas Berishës, fitorja e kandidatit demokrat në Durrës Avni Hoxha është e sigurt./tvklan.al
Gazetare – Elja Zotka