Me telefona në duar shumë turistë të huaj ngjiten në faqet e pjerrëta të kodrave të ishullit të Santorinit për të realizuar foto të ndryshme për të kapun këtë pamje mbresëlënëse.
Turistët duken të pashqetësuar pasi kalojnë pranë kësaj tabele të shkruar nga vendasit ku shkruhet “Janë pushimet tuaja, por është shtëpia jonë”.
Por për shumë prej 20,000 banorëve të Santorinit, ishulli i plazheve të pacënuara dikur tani është shkatërruar nga turizmi masiv.
Santorini përfaqëson një nga shembujt e shumtë në botë se si se si turizmi masiv mund të ndikojnë në një vend.
Autoritetet në ishull janë bashkuar së bashku me pikat e tjera të njohura turistike në Greqi që bëjnë thirrje për vendosjen e një kufiri për vizitorët e huaj.
Numri në rritje i turistëve të huaj, sipas kryetarit të bashkisë së ishullit Nikos Zorzos po ushtron presion mbi infrastrukturën e tij të vjetëruar, ndërkohë që çmimet e banesave janë rritur shumë.
Edhe pronarët e bizneseve që përfitojnë nga turizmi janë të shqetësuar për efektet e turizmit masiv në ishullin e njohur grek.
Georgios Damigos, pronar hoteli: Ajo çfarë mund të them me siguri është se standardet tona të jetesës kanë rënë shumë. Kjo është ajo çfarë ka ndodhur. Santorini ka një sipërfaqe prej 70 kilometrash katrorë dhe nuk ka kapacitet e mjaftueshme për të pritur një fluks të madh turistësh . Pra, pyetja që lind është çfarë lloj infrastrukture duhet të ndërtojmë në këtë ishull të vogël për të përballuar një rritje 30 herë më të madhe të turistëve në mënyrë që të mos krijohet një rrëmujë e madhe.
Georgios Damigos, i cili drejton një hotel me 14 dhoma që prindërit e tij e hapën në vitet 1980 thotë se janë dhënë leje të shumta ndërtimi i të cilat po prishin imazhin e ishullit.
Georgios Damigos, pronar hoteli: Santorini është një mrekulli e natyrës, është një monument i natyrës që duhet të mbrohet edhe për brezat e që do të pasojnë. Kjo duhet marrë në konsideratë kur shteti jep licenca për ndërtime të caktuara.
Edhe vetë turistët propozojnë vendosjen e një kufiri të vizitorëve të huaj.
Rita Cristovao, turiste nga Portugalia: Unë mendoj se ka shumë njerëz që vijnë, duhet të ketë disa rregulla për numrin maksimal të vizitorëve në ditë që mund të vizitojnë Santorinin , në mënyrë që çdo vizitor të ketë një përvojë më të këndshme.
Turizmi masiv nuk ka prekur vetëm qytetet e Spanjës por edhe në Itali si qytetin e Venecias ku shpeshherë qytetarët kanë dalë edhe kanë protestuar. Mbetet për tu parë nëse ky efekt zinxhir do të prekë edhe ishullin e njohur grek.
Klan News