Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në fshatin Metoq në Sarandë. Një 49-vjeçare ka vrarë më sëpatë bashkëshortin e saj teksa ai po flinte. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të martë.
Dyshohet se Elvira Tahiraj 49 vjeç është zgjuar nga gjumi herët dhe e ka goditur disa herë më sëpatë në kokë bashkëshortin, Llazar Tahiraj, 55 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Kanë qenë fqinjët e familjes Tahiraj që kanë lajmëruar policinë Sarandës. 49-vjeçarja është shoqëruar në komisariat ndërsa dyshohet se ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Banorët e fshatit thonë se ata kishin ardhur nga një fshat i Korçës dhe jetonin me qira ndërsa kanë 4 vajza të martuara. 55-vjeçari ishte njeri punëtor dhe mundohej të mbante familjen me ato pak të ardhura që fitonte.
Klan News