Barcelona mendon të rinovojë kontratën me sulmuesin Robert Lewandowski. Trajneri Hansi Flick është i kënaqur me paraqitjet e sulmuesit polak.
Me 23 gola në 24 paraqitje, Lewandowski ka bindur drejtuesit, të cilët po përgatisin shpërblimin për të.
36-vjeçari ka kontratë deri në verën e vitin 2026, ndërsa pritet të zgjasë bashkëpunimin deri në vitin 2027.
Për trajnerin Flick, sulmuesi polak është një nga pikat kyçe ku mund të mbështetet për fitimin e trofeve në të ardhmen. /tvklan.al