Një i mitur 12-vjeçar është shoqëruar në polici, pasi ka goditur me mjet prerës një 15-vjeçar në Sarandë.

Sipas asaj që njofton policia ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Adem Sheme”, lagjja nr. 2, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

I dëmtuari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë veprimeve të mëtejshme lidhur me ngjarjen, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes./tvklan.al