Lajme Arkiva 2003

Mes socialistëve dhe socialdemokratëve shumë shpejt do të nënshkruhet marrëveshja e re që do të rregullojë funksionimin e marrëdhënieve mes dy forcave kryesore të së majtës shqiptare.

Sipas kreut të Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi, marrëveshja prite të përfundoj brenda këtij muaji dhe koalicioni i majtë është përgatitur që me këtë akt të ketë ndryshime në qeveri.

Skënder Gjinushi: Bashkëqeverisje do të thotë edhe ndarje përgjegjësish, çfarë do të thotë se edhe PSD-ja në një të ardhme do të ndodhet përsëri e përfaqësuar edhe në qeverisjen vendore. Ne mendojmë se në rastin më të parë që do të ndihet nevoja e ndryshimeve në qeveri ai do të jetë një moment për përfshirjen edhe të PSD-së.

Sipas zotit Gjinushi marrëveshja do të funksionojë edhe për bashkëpunimin mes socialistëve dhe socialdemokratëve për zgjidhjen e pushtetit lokal./tvklan.al