Me 71 vota pro të maxhorancës parlamenti miratoi projektligjin për legalizimin, urbanizimin  dhe integrimin e ndërtimeve pa leje.

Në këtë mënyrë të gjithë ata shtetas të cilët duan të bëhen pronarë të ligjshëm të objekteve të tyre të banimit mund ta bëjnë këtë gjë duke përdorur bonot e privatizimit.

Për Ministrin e Financave, Ridvan Bode, futja në treg e letrave me vlerë do të krijojë njëkohësisht edhe kushte të favorshme për të kompensuar ish pronarët.

Ritvan Bode: “Përmes këtij ligji qeveria ka pasur për objektiv, futjen në treg përmes letrave me vlerë të ish të përndjekurve politik dhe të bonove të privatizimit për pjesën tjetër të popullsisë duke ofruar kështu një treg të konsiderueshëm për t’i dhënë një gjallërim ët mëtejshëm tregtimit të letrave me vlerë dhe nga ana tjetër krijon kushte për të përshpejtuar akumulimin e fondit të nevojshëm për kompensimin e ish pronarëve.”

Deputetët e mazhorancës miratuan dhe projektligjin për privatizimin e kompanisë së sigurimeve INSIG.

Një tjetër projektligj i rëndësishëm ishte ai për përgjimin e telekomunikacioneve, sipas të cilit tashme përgjim mund të kërkojë edhe Ministria e Financave dhe ajo e Drejtësisë. Pas diskutimeve në sallë, kaloi edhe projektligji për profesionet e rregulluara.

Sali Berisha: “Provimi i shtetit i cili ka një rol përcaktues për marrjen e ët drejtës së profesionit ndaj mundësisht në fokus kryesor të lëmë provimin me metodikë digjitale. Vetëm e vetëm për ët përjashtuar korrupsionin. Kemi arritur një sukses të madh në luftën kundër korrupsionit në pranimet universitare. Nuk e kemi këtë sukses dhe do të zhvillojmë dialog shumë shpejt  me të gjitha rektoratet, dekanatet dhe botën akademike universitare që këto standarde t’i vendosim dhe në provimet.”

Në seancën plenare të pasdites kuvendi miratoi  edhe projektligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, si dhe atë për prokurimin publik./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro