Sulmuesi i Shqipërisë, Taulant Seferi shënoi golin e tretë në Superligën turke, me fanellën e Bodrumspor.
Futbollisti kuqezi, realizoi golin e avantazhit ndaj Sivasspor në minutën e 49-të, pas një asisti të marrë nga Dimitrov.
Seferi shfrytëzoi një top të marrë në zonë dhe e ndali në fundin e rrjetës, për t’i hapur rrugën e fitores ekipit të tij.
Seferi ia doli të fitojë përballjen me Manajn, me këtë të fundit që ishte titullar te Sivasspor. 28-vjeçari u bashkua me skuadrën turke në fundin e merkatos së verës, ndërsa numëron 10 ndeshje të luajtura, me tre gola të shënuar. /tvklan.al