Në qendër të diskutimeve ecuria ekonomike dhe inflacioni

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë ku në fokus ishin zhvillimet e fundit makroekonomike, si dhe ecuria e ekonomisë shqiptare.

Gjatë takimit u prekën edhe disa nga prioritetet e reformave strukturore të cilat do të ndihmojnë zhvillimin e mëtejshëm të potencialeve prodhuese të vendit dhe do të adresojnë disa prej dobësive strukturore të tij.

Guvernatori Sejko theksoi se perspektiva e rritjes ekonomike mbetet pozitive, pavarësisht inflacionit të lartë. Në mbështetje të ekonomisë shqiptare, Banka e Shqipërisë ka filluar procesin e normalizimit të politikës monetare për të kontrolluar presionet inflacioniste dhe kthimin e inflacionit në objektiv në një horizont afatmesëm.

Klan News