Ronald Noble: “Kam pasur arsye specifike për këtë vizitë, së pari për të vizituar zyrat qendrore të drejtorisë së Policisë së Shtetit, të cilat për mendimin tim gjatë disa viteve të kaluara po bëjnë një punë mjaft të shkëlqyer”.
Ky ka qene deklarimi i parë zyrtare dhe pozitiv që sekretari i përgjigjëm i Interpolit Ronald Noble ka dhënë në konferencën e tij të parë për shtyp, në drejtorin e Policisë së Shtetit.
Ronald Noble: “Do të thosha që vërtetë Shqipëria ka goxha histori të mirë për ti treguar të tjerëve. Përmirësimet që unë kam vërejtur në luftën tuaj kundër krimit të organizuar gjatë disa viteve të shkuara është vërtetë e jashtëzakonshme.”
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Premçi deklaroi se me rritjen e kapaciteteve të zyrës së Interpol Tiranës, ka bërë që brenda një viti të 5-fishohet numri i personave të shpallur në kërkim dhe të ekstraduar në Shqipëri.
Ahmet Premci: “Gjithashtu e informova sekretarin e përgjithshëm të Interpolit mbi procedurat standarde të punës së zyrës së Interpolit që janë përmirësuar vitet e fundit mbi rritjen e teknologjisë që kemi në pikat e kalimit kufitar për kontrollin e personave që dalin dhe hyjnë në Shqipëri. Lidhjet që kemi me ministrinë e Transporteve lidhur me makinat që targohen duke u verifikuar pikë së pari nga Interpoli nëse janë apo jo të vjedhura dhe këto janë hapat e ndërmarrë që kanë minimizuar trafikun e makinave të vjedhura, kanë minimizuar mundësinë e qarkullimit të personave në kërkim në pikat e kalimit kufitar.”
Ronald Noble: “ Do thosha që zyra e Interpolit në Tiranë renditet ndër më të lartat në nivel botëror, lidhur me kërkesat për personat e kërkuar dhe aktualisht një pjesë e mirë e tyre po arrestohen dhe këtu gjerat fillojnë ngadalësohen. Procesi i ekstradimit vërtetë është një proces i ngadaltë.”
Sekretari Noble deklaroi se Shqipëria në vitin 2011, duhet të bëhet vendi organizator i Konferencës Ndërkombëtare të INTERPOL-it./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani