Materiale, implante dhe pajisje dentare janë sekuestruar në Durrës të cilat dyshohet se ishin të kontrabanduara.

Implantet dentare me vlerë 50 mijë Euro u  gjetën në makinën e B.Xh. 47 vjeç nga Vlora, të cilat u sekuestruan së bashku me një shumë parash dhe automjetin.

Sipas policisë, 47-vjeçari dyshohet se magazinonte dhe shiste në kundërshtim me ligjin implantet dentare. 

Materialet procdurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

/tvklan.al