Kursi i këmbimit po pëson goditje të forta. Muaji Prill ka sjell një rënie drastike të monedhës së përbashkët europiane në tregun e brendshëm të këmbimit valuator duke ju afruar nivelit më të ulët historik, edhe pse nuk jemi në pikun e sezonit veror.
Selami Xhepa, ekspert ekonomie: Sjellja e Euros do të vazhdojë të mbetet e tillë, pra do të kemi një Lekë të fortë dhe një Euro të dobët besoj për shkak të atyre zhvilimeve të prurjeve të fuqishme valutore. Gjatë vitit të kaluar që është hera e parë që rritja e të ardhurave nga turizmi është raportuar në përmasa të pandeshura më përpara në histori. Në të gjithë historinë e tranzicionit është viti i parë që ne kemi një tepricë pozitive të llogarisë korrente të bilancit të pagesave ç’ka është e pazakontë për një ekonomi të dobët dhe një ekonomi në tranzicion si ekonomia e Shqipërisë.
Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa tha se flukset e turizmit pritet të sjellin një dobësim edhe më të madh të Euros.
Selami Xhepa, ekspert ekonomie: Në qoftë se kërkesa për valutë do të jetë e dobët ndërkohë që oferta do të jetë e madhe padiskutim që veprimet e Bankës Qëndrore për të ruajtur qoftë edhe në këto nivele kursin e këmbimit do të jenë përpjekje të dëshpëruara dhe nuk e di sa do të jenë ato të suksesshme.
Sipas Xhepës dobësimi i Euros ka sjellë probleme sidomos në ekonominë e jashtme.
Selami Xhepa, ekspert ekonomie: Eksportet vazhdojnë që të jenë goditur tmerrësisht fortë dhe rënia e eksporteve në një masë të madhe i dedikohet edhe se kursi i këmbimit ka patur atë dinamike historike gjatë dy viteve të fundit.
Banka e Shqipërisë ka nisur që prej vitit 2018 një strategji për uljen e euroizimit të sektorit financiar dhe ekonomisë, por rezultatet deri tani janë të pakta dhe Euro vazhdon të ketë përdorim shumë të lartë në ekonominë tonë.
Selami Xhepa, ekspert ekonomie: Në qoftë se prurjet nga jashtë janë në përmasa të mëdha kuptohet që zgjidhja më e mirë do të jetë që pjesa më e madhe e ekonomisë siç është e euroizuar të vazhdojë që të mbetet e tillë dhe Banka e Shqipërisë ndoshta duhet të tërhiqet nga objektivat e saj të deeuroizimit. De facto, Euro është një monedhë që përdoret gjërësisht në kryerje pagesash, transaksione.
Gjatë vitit 2023, Banka e Shqipërisë bleu rreth 270 milionë Euro, ndërsa për këtë vit, Banka Qëndrore planifikon që të blejë midis 250 dhe 330 milionë Eurove.
Klan News