Pas protestës së 8 Janarit, në selinë blu ka nisur pastrimi.
Që prej orëve të para të mëngjesit atje kanë shkuar punëtorët dhe kanë nisur me heqjen e mbetjeve të shkaktuara pas tubimit. Pjesa më e madhe e xhamave të thyer janë hequr dhe pritet që së shpejti në seli të vendosen xhamat e rinj.
Gazetari Enkel Xhangoli ka raportuar se në zyrën e Bashës janë vendosur që prej ditës së djeshme xhamat e rinj. Në katin e parë është bërë përzgjedhja e materialeve që janë të rëndësishme për PD, ndërsa pjesa tjetër po nxirret jashtë dhe shumë shpejt pritet që të nisë riparimi.
Deri në këto momente në selinë blu nuk ka shkuar as kryetari Lulzim Basha, as Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi dhe asnjë prej nënkryetarëve.
Po ashtu nuk dihet edhe nëse Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit do të shkojnë në selinë e Partisë Demokratike për të bërë ndonjë deklaratë./tvklan.al