Ish-sulmuesi i Kombëtares, Edmond Kapllani, deklaroi në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, se Silvinjo, mund të bëjë një surprizë të madhe në formacion ndaj Spanjës.

Sipas tij, tekniku i Shqipërisë, mund të zbresë në fushë me skemën 5-4-1, që të shkojë sa më gjatë pa pësuar gol.

Kapllani, tha se strategjia ne 5 mbrojtës, do të ishte e duhura, për ta përballuar Spanjën.

“Spanjollët na kanë studiuar se është detyrë e çdo trajneri. Mendoj se strategjia e lojës, do të jetë të mbajmë sa më gjatë lojën pa pësuar. Më pas mund të provojmë. Jemi mësuar që Silvinjo nuk surprizën. Mendoj se Silvinjo mund të na surprizojë, duke luajtur me 5-4-1. Mendoj se kjo do të jetë strategjia e duhur.”, deklaroi Kapllani./ tvklan.al