Kur ka mbetur pak më shumë se një javë që merkatoja e dimrit të nisë, Barcelona do të duhet që të zgjidhë disa çështje me rëndësi.

Sfida më e madhe blaugranave do të jetë që të federojë dy futbollistët Dani Olmo dhe Pau Torres.

Që kjo të kryhet, klubi blaugrana do të duhet që të gjejë burime të reja të ardhurash.

Gjëja më e thjeshtë është që të shiten futbollistë, por drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka marrë vendimin e rëndësishëm për të mos lejuar asnjë largim futbollisti në Janar, raporton spanjollja Sport.

Në klub mbizotëron ideja se shitja e ndonjë ylli në merkaton e dimrit mund të sjellë një tjetër sfidë; atë të zëvendësimit të tyre e kjo do të jetë e pamundur sipas skenarit aktual ekonomik.

Prandaj, blaugranat nuk do të shesin asnjë futbollist në Janar, përfshirë edhe ata që nuk janë pjesë e projektit të Hansi Flick.

Duket se e ardhmja e dy lojtarëve Eric Garcia dhe Ansu Fati do të jetë te katalanasit, edhe pse është përfolur për ikjen e tyre në javët e fundit.

Zgjidhja duket se do të vijë nga shitja e vendeve VIP në stadiumin “Spotify Camp Nou” që pritet të sjellë minimalisht 200 milionë Euro.

Klan News