Në prag të festave të fundvitit, Bashkia Durrës ka organizuar një panair të veçantë kushtuar verërave dhe produkteve të tjera tradicionale.
Panairi “Verë dhe traditë” do të jetë i hapur për dy ditë me radhë në sheshin “Liria” duke u kthyer në një hapësirë festive.
Qytetarët dhe turistët kanë mundësinë të shijojnë produktet vendase dhe të njihen me artizanatin lokal.
Floreta Kërtusha, përfaqësuese e Drejtorisë së Turizmit në Bashkinë Durrës, thekson rëndësinë e këtij eventi për promovimin e traditës dhe kulturës lokale.
Pjesëmarrësit në panair thanë se kjo është një mënyrë e mirë për të prezantuar produktet e tyre.
Kanë qenë të shumtë vizitorët që në ditën e parë të këtij panairi, ku nuk kanë munguar turistët e huaj.
Në një atmosferë festive, edhe fëmijët ishin pjesë e panairit.
Ata performuan kërcime dhe aktivitete të ndryshme në një miniskenë të krijuar posaçërisht për këtë rast, duke shtuar më tej gjallërinë në Durrës.
Klan News