Shërbimet sekrete hungareze ndihmuan Nikolla Gruevskin të arratisej nga Maqedonia. Dyshimet i hedh e përditshmja online
Politico.eu
që citon burime që kanë njohuri për këtë çështje, siç shkruan në një shkrim të publikuar të dielën.
E përditshmja nuk jep informacione të detajuara mbi këto dyshime. Por shkruan se ka kontaktuar zëdhënësin e qeverisë hungareze, i cili nuk preferoi të përgjigjet. Publikisht dihet se ish-kryeministri maqedonas hyri në territorin shqiptar më 11 Nëntor ku vizitoi ambasadën hungareze në Tiranë. Ministria e Jashtme hungareze pranoi se ai u shoqërua nga dy diplomatë hungarezë me një automjet të trupit diplomatik drejt Malit të Zi, Serbisë e deri sa hyri në territorin hungarez më 13 Nëntor.
Opozita hungareze pritet të kërkojë ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin Gruevski. Ndërsa ka kërkuar që ish-kryeministri maqedonas i dënuar me burg për korrupsion në vendin e tij, të mos mbrohet nga Hungaria. Por kryeministri hungarez Viktor Orban e quajti Gruevskin, “aleat” që ndihmoi Hungarinë gjatë krizës së emigrantëve.
Tv Klan