Dy të rinj janë konflikuar me njëri- tjetrin me mjete të ftohta prerëse. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Borsh dhe për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak kanë rezultuar se në vendin e quajtur ”Në Ferëm Borsh”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, i D.Z., 16 vjeç, ka goditur me mjete të ftohta prerëse shtetasin R.Xh., 17 vjeç, i cili ka mbetur i dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka sekuestruar nga vendi i ngjarjes mjetin prerës (thikë).
Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasin D.Z., dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/tvklan.al