Shkaku ishte seanca pyetje-përgjigje me Ministrin e Rendit Publik, kërkuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi. Deputetët e opozitës nuk pranuan që t’i jepej fjala Ministrit Igli Toska duke argumentuar se kjo çështje duhej të diskutohej më parë në byronë parlamentare. Kryetari i kuvëndit, Servet Pëllumbi, e rrëzoi këtë kërkesë duke u bazuar në rregulloren e parlamentit. Seanca plenare është ndërprerë vazhdimisht. Deputetët e opozitës ndezën qirinj në dyert e kuvëndit në një mujorin përkujtimor nga tragjedia e Vlorës, ku humbën jetën njëzet e një shtetas, ndërsa seanca e kuvëndit është ndërprerë pasi kryetari Servet Pëllumbi ka mbledhur kryetarët e grupeve parlamentare në byro për të diskutuar mbi çështjen e Ministrit të Rendit. Pas mbledhjes së byrosë parlamentare opozita ka rënë dakord për të dëgjuar përgjigjet e Ministrit të Rendit Publik. Igli Toska tregoi kronologjinë e protestës së shtatë shkurtit. Sipas tij, në shesh ndodheshin gjashtë mijë vetë. Turma tentoi si, ë, kishte marrë një urdhër për të çarë kordonin përpara kryeministrisë. Protestuesit vinin kryesisht nga pjesa veriore e Shqiprisë. Toska raportoi se u shoqëruan tetëdhjetë e shtatë persona në polici, dy nga të cilët, një nga Kuksi dhe tjetri nga Kurbini, pranuan se ishin paguar për të marrë pjesë në protestë. Ministri i Rendit tha se uniformat blu zbatuan ligjin duke përdorur forcën për të mbrojtur institucionet dhe paralajmëroi se në njëzet shkurt do të përdoret i gjithë arsenali jovdekjeprurës, nëse protesta nuk zhvillohet brënda kornizës paqsore.
Igli Toska: “Do të aplikojmë skema të reja taktike e operacionale si dhe mjete logjistike krejt të ndryshme nga ajo që u përdor në shtatë shkurt, në rast të shkeljeve të ligjit dhe çdo dhune, do të përdoret në mënyrë të përshkallzuar arsenali i të gjitha mjeteve dhhe armve jovdekjeprurse, por neutralizuse në mënyra dhe intensitetin siç i përdorin policitë europiane dhe mjete mbrojtse si këto polici. Edhe modeli gjeorgjian, e ripërsëris, për shqiptarët është thjesht një histori e ndodhur në një kontekst krejt të ndryshëm gjeopolitik dhe Saliu nuk është dhe nuk mund të bëhet “salikaçvil”. Vetëm lufta politike në institucione dhe vota rrëzojnë dhe ngrejnë një qeveri.”
Lideri demokrat Berisha reagoi menjëherë pas Ministrit të Rendit Publik.
Sali Berisha: “Shtët shkurti ishte vetëm fillimi, por të jini të sigurt ju, se pranvera do të jetë fundi juaj, loja me zjarrin është lojë me veten tuaj, mos luni me zjarrin, bënu gati të dorzoni ato karrike të flliqura që i mbani dhe kaloni n’punën tuaj, kaq.”
Edhe Kryetari i Grupit parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi, reagoi në kuvënd ndaj akuzave të Kryetarit të Partisë Demokratike se i biri ka vrarë njerëz dhe duhet të dorëzojë revolen dhe se po pengohen hetimet.
Gramoz Ruçi: “Zoti Berisha, po ke gjë me djalin tim ngreu këtu se ta jap përgjigjen dhe për atë, se boll ke lllomoçitur posht e përpjetë, more vesh apo jo, pusho se s’të ka lezet më. Hajde këtu se ta jap unë përgjigjen pastaj!”
Servet Pëllumbi: “Zoti Berisha, të lutemë Zoti Berisha! Mos devijo nga tema! Ai flet në emrin e grupit. Zoti Berisha, të lutem shumë, po e shkelni në mënyrën më flagrante rregulloren.” /tvklan.al