Një sherr për motive banale për pak se nuk i kushtoi jetën një 43-vjeçari nga Fushë-Kosova. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Milot-Morinë për shkak të një parakalimi.
43-vjeçari me iniciale S.B., duke udhëtuar me makinë, tentoi të parakalonte mjetin që drejtohej nga 40-vjeçari I.R. Ky i fundit e pengoi për të kryer parakalimin dhe mes tyre nisi një debat.
Të dy ndaluan mjetin përpara traut dhe dolën nga automjetet duke debatuar. 43-vjeçari goditi me grushte shoferin tjetër, ndërsa ky i fundit e goditi me thikë.
Për pasojë, 43-vjeçari mbeti i plagosur dhe është jashtë rrezikut. Ndërsa 40-vjeçari me iniciale I.R. u arrestua dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. /tvklan.al