Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Shfaqen parregullsitë e para në qendrat e votimit në Tiranë. Në qendrën e votimit nr.1921, votimi ka nisur në orën 8 dhe jo në orën 7, si në të gjitha qendrat e tjera të votimit. Përfaqësuesit e PS në këtë komision, e quajnë këtë një problem teknik. Ndërsa kryetari i komisionit, përfaqësues i PD, akuzon përfaqësuesit socialistë, se kanë dashur të ndryshojnë vendin e qendrës së votimit me qëllim që të ngatërrohen votuesit.

Komisioneri i PD:- “Është bërë një rrëmujë në qendrat e votimit. Gjithmonë ka qenë qendra e votimit këtu dhe disa persona e ngatërruan punën, duke na çuar njëherë këtej njëherë andej. U vendos në 9 të darkës, u kthyem prapë këtu, njerëzi nuk dinë ku të votojnë. Në këtë moment, unë që kam kaq vite këtu në komision, në këtë moment duhet të kishin ardhur 300 vetë, këtu kanë ardhur 5 vetë, se nuk dinë ku të shkojnë, se kush e mban përgjegjësinë nuk e di”.

Komisioneri i PS:- “Nuk është i vërtetë pretendimi, ngatërresa nuk varet nga komisioni i qendrës së votimit, por varet nga procedurat që ndjek KQZV dhe minibashkia dhe fakti që në qendrat e votimit po votohet dhe duken votat në kuti, kjo ka të bëjë me ardhjen e njerëzve gjatë ecurisë së votimit deri në orën 7 të darkës”.

Gazetarja:- Patët probleme për të gjetur qendrën e votimit?

Qytetari:- “Jo nuk patëm probleme, e dinim që ishte këtu, se këtu kemi votuar gjithmonë”.

Mosmarrëveshjet mes anëtarëve socialistë dhe atyre demokratë janë vërën re dhe në KZQV nr.8. Demokratët akuzojnë socialistët se kanë bërë falsifikime në dhënien e certifikatave./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka