Dhjetë persona të akuzuar për prodhim dhe shitje droge në Fier janë dërguar për gjykim.
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar dosjen në gjykatë.
Të akuzuarit: A.B., D.D, E.K., G.Ç., G.C., K.B., K.Ç, N.Ll., K.Q. Xh.R.
Këta persona akuzohen për shitje droge në bashkëpunim më shumë se një herë në territorin e Fierit.
Policia dhe Prokuroria e Fierit kanë kryer hetime proaktive me përgjime dhe regjistrime për të provuar përfshirjen e të akuzuarve në këtë veprimtari kriminale.
Ndaj tyre ka masë sigurie arrest në burg.
/tvklan.al