Autoritetet në Perugia të Italisë kanë goditur një bandë shqiptarësh të trafikut të kokainës.
Plot 36 persona kanë përfunduar në prangat e policisë, në një super operacion të zhvilluar nga skuadra lëvizëse e Perugias, e drejtuar nga Marco Chiacchiera, mbrëmjen e së mërkurës.
Sipas mediave italiane, banda e shqiptarëve kishte një xhiro të madhe kokaine, aq sa janë sekuestruar të paktën 8 kilogramë kokainë dhe 143 mijë euro.
Gjithçka mësohet se nisi pas zbulimit të një sasie kokaine të fshehur në një kuti këpucësh për fëmijë që vinte nga Amerika Latine.
Pas kësaj, autoritetet fqinje nisën hetimet që çuan në zbulimin e një rrjeti të strukturuar kriminal të shpërndarjes së kokainës.
Droga dhe paratë, sipas mediave italiane, fshiheshin nëntokë./tvklan.al