Autori Arbër Hoxha u konfliktua me një nga pronarët e dyqanit të makinave një ditë më parë
Breshëri blumbash janë gjuajtur ndaj kësaj pike tregtimi aksesorësh për automjetet në Xhafzotaj të Shijakut.
Shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta mes autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje Arbër Hoxhës dhe njërit prej vëllezërve Domi, pronarë të kësaj njësie tregëtare.
Por në momentin e ngjarjes njëri prej plumbave ka goditur Enidor Dedjen, i cili ndodhej rastësisht pranë vendit të ngjarjes.
Dedja ka marë një plagë në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit.
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin.
Ende nuk dihet saktësisht motivi i konfliktit, por paraprakisht lidhet me një grindje e ndodhur për shkak të aktivitetit që zhillonin vëllezërit Domi.
Policia ka mësuar se një natë më parë Arbër Hoxha ka pasur një sherr fizik në Durrës me një nga dy vëllezërit Domi, pronarë të subjektit tregtar dhe para se të qëllonte ai kishte shkuar për tu sqaruar.
Policia thotë se mes palëve ka pasur shkëmbim zjarri.
Plumbat e shkrepur në drejtim të biznesit, kanë kapur edhe xhamin e një autobusi që ndodhej i ndaluar, pa njerëz brenda.
Klan News