Lajme Arkiva 2003
Kërkesat për më shumë energji në qytetin e Shkodrës apo dhe Vlorës konsiderohen të drejta por sipas korporatës elektroenergjetike këto qytete e kanë tejkaluar kuotën e furnizimit me energji elektrike.
Si shembull është marrë qyteti i Korçës i cili numëron të njëjtin numër banorësh me Shkodrën dhe harxhon sa gjysma e tij energji. Kuotat e përcaktuara nga korporata elektoenergjetike për Shkodrën janë 1 milion orë energji në ditë ndërkohë që konsumohet 1.3 milion kilovat orë. Kuota furnizuese për qytetin e Vlorës është 800.000 kilovat orë dhe Vlora konsumon mbi 1 milion.
“Dua t’ju informoj se këto kuota, pavarësisht se janë tejkaluar nuk janë në propocion të drejtë me realizimin e arkëtimeve që kanë këto dy qytete për 12 mujorin. Tejkalimi i kuotës në përqindje tepër të larta në këto dy qytete ka edhe disa arsye, ku më kryesore është mungesa e matjes në qytetet, sidomos në qytetin e Shkodrës ku si rrjedhojë e kësaj vjen dhe shpërdorimi dhe abuzimi në mënyrë masive në këtë qytet dhe një arsye tjetër është mos pagesa e faturave të energjisë elektrike”.
Aktualisht Shkodrës i mungojnë deri në 7 orë dritat, por që për qytetet problematike për arkëtime ku përfshihet dhe Vlora korporata elektoenergjetike shumë shpejt do të vendosë matës për të mos abuzuar dhe shpenzuar më shumë energjinë nga sa ua mban xhepi./tvklan.al