Një telefonuese në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan pretendon se i kanë bërë magji. Telefonuesja shprehet se beson te magjia për shkak se ajo ka marrë mjekime të ndryshme nëpër psikiatër por asnjë prej tyre nuk e ka qetësuar gjendjen e saj.

Ajo thotë se sheh gjëra apo dëgjon zëra dhe prej kësaj e kanë etiketuar si “skizofrene”.

Telefonuesja: Unë kam vite që vuaj nga magjia dhe jam mjekuar te psikiatri dhe nuk kam gjetur shërim. Kam shumë emocion, do më falni. Kam vajtur në psikiatër, më kanë dhënë mjekime nga më të ndryshmet dhe sa e mbaroja kurën, domethënë i pija ditën, sa mbaronte efektin ilaçi unë isha me të njëjtat simptoma, shikoja gjëra në mur, zëra në vesh dhe ata më quanin skizofrene ose e çmendur.

Katerina Trungu: Skizofreni është një diagnozë, një sëmundje, një problem i shëndetit mendor.

Telefonuesja: Unë i thosha se kam shkuar në shumë doktorë, në Tiranë kam arritur dhe kam vajtur në çdo doktor psikiatër.

Telefonuesja rendit të gjitha mjekimet që ka provuar dhe pretendon se zgjidhjen e ka gjetur te një grua, por edhe me të ka hasur probleme.

Telefonuesja: Kam gjetur para 20 vjetësh, fatmirësisht një grua dhe ajo më shëroi po më shëroi në një periudhë shumë pak, pastaj m’u kthye edhe ajo kundër, kur më bënte për të  më shëruar, tani më bën të kundërtat, tani do që unë të jem e sëmurë. Shkoj te ajo dhe më thotë “po, do bëhesh mirë” dhe nuk më jep atë shpresën që më jepte dhe ma shëronte, ma hiqte me dorë.

Zaçe Islami: E ka kthyer në biznes.

Telefonuesja: Jo, s’e ka biznes, ka ndonjë lloj inati se bëra një gabim unë. Iu thashë njerëzve që shkova e  filania dhe u shërova  dhe si duket ia kanë keqinterpretuar asaj vajtjen time dhe më është kthyer kundra edhe ajo tani. Tani mua ajo më bën te gjithë familja ime. Të gjithë familjen e kam sëmurë me këto gjëra dhe unë nuk gjej dot më shërim.

Katerina Trungu: E gjithë familja ka të njëjtat simptoma si ju?

Telefonuesja: Po, po dhe më bën gjëra nga më të ndryshmet. Ma hedh në ujë, e hedh në gjellë, gjithë familja më sëmuret. E kam afër.

Agida Koçi: Keni menduar të largoheni zonjë?

Telefonuesja: Nuk largohem dot sepse jemi derë më derë, nuk largohem dot./tvklan.al