Legalizimet e shtesave të pallateve do të kryen pas gjobitjes të njëzet përqind të kostos për hapësirat e përdorura për banesa dhe pesëdhjetë përqind të kostos për hapësirat e përdorura për lokale. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama ka rënë në konsensus me deputetët e komisionit parlamentar të ekonomisë për të ndryshuar draftin e paraqitur.
Edi Rama: “Parimisht është rënë përfundimisht dakord në komsionin e ekonomisë që të fitojë varianti që ndëshkon ndërtimet abuzive dhe i legalizon ato duke i dhënë qyteteve një mundsi që të rikuperojnë diçka nëpërmjet arktimit të gjobave. Të paguhet njëzet përqind për banesat dhe pezjet përqind për dyqanet dhe po ashtu unë kam kërkuar që gjoba për parkinget e kthyera në dyqanet të njetë njëqind e pezjetë përqind, kjo është një pikë që do të saksohet kur të diskutohet nen për nen.”
Drafti parashikonte legalizmin pas gjobitjes me katër përqind të kostos për banesat dhe dhjetë përqind të kostos për lokalet. Ky variant, i cili tshmë është rrëzuar nga komisionet parlamentare, u përkrah nga Shoqata e Ndërtuesve. /tvklan.al