Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Finalizohen përpjekjet dhe fushata 4 mujore e Lëvizjes Mjaft. Qindra njerëz janë bashkuar në një koncert me muzikë nga Andy Dj, Bojken Lako, Tirana Jazz, West Side Family dhe Kristi. Gjatë fushatës së saj, shoqata Mjaft ka synuar t’u japë zë shqetësimeve sociale të shqiptarëve.

Kështu është kërkuar t’i thuhet Mjaft gjendjes së pandryshuar dhe është përpjekur t’i jepet formë zhvillimeve ekonomike, integritetit politik dhe mirëqenies sociale në vend. Parulla e ditës së fundit të fushatës organizuar në QNK është “Fushata mbyllet, po lëvizja vazhdon”./tvklan.al

Gazetare – Danjela Kostandini