Lajme Arkiva 2003

Shoqatat e mjedisit dhe konsumatorëve i kërkojnë qeveritarëve të miratojnë ligjin mbi biodiversitetin dhe të ndalojnë për disa vjet hyrjen e produkteve të modifikuara gjenetikisht.

“Ne kërkojmë që fidani, fara, të mos futen në vend sepse në biodiversitetin tonë mund të ndikojnë, përveç këtyre ne kërkojmë të miratohet ligji i biodiversitetit, ligji për OMGJ-të, të përmirësohet ligji i ushqimit, i cili është shumë i vjetërsuara dhe nuk e përmban mbrojtjen e konsumatorit aspak sa duhet”.

“Nuk kemi të bëjmë më një produkt të zakonshëm. Kemi të bëjmë më  një produkt të ri i cili mbart me vete rreziqe potenciale për shëndetin, rreziqe të provuara për ambientin dhe rreziqe pa dyshim evidente në planin social ekonomik sidomos për Shqipërinë që është një vend i vogël dhe nuk ka asnjë avantazh krahasues ne drejtim të kësaj teknologjie”.

Debati mbi produktet e  modifikuara gjenetikisht ka kaluar me heshtje për politikanët të cilët kanë shtyrë disa herë radhazi miratimin në parlament të një projektligji që shprehet mbi ndalesën e OMGJ-ve. Në fillim të nëntorit u shënua edhe precedenti publik i hyrjes në vendin tonë të sasisë së parë të miellit dhe sojës me OMGJ.

Rezistencës ndaj OMGJ-ve i janë shtuar edhe studentë të Universitetit Bujqësor të Kamzës./tvklan.al