Lajme Arkiva 2003

Pas diskutimeve të fundit mbi 11 veprat e përzgjedhura nga 54 që ishin në konkurrim. Juria e konkursit të dramës shqipe ka votuar në mënyrë të fshehtë për 3 çmimet e mëdha dhe çmimin e debutuesit të ri.

Juria e përbërë nga Dhimitër Xhuvani, Adriatik Allulli, Fatos Kongoli, Alfred Trebicka dhe kryeatri Josif Papagjoni, pas diskutimeve të shumta ka vendosur të shpall fitues në vendin e parë, autorin Nebi Islami, rektori i Akademisë së Arteve të Kosovës dhe dramën e tij “Hijesina”.

Me çmim të dytë është vlerësuar Stefan Çepaliku për pjesën tre këngë dashurie dhe me çmim të tretë autori Teodor Laço me pjesën e titulluar “Vrasësit i lamë pas”. Ndërsa çmimi për debutuesit e rinj është fituar nga Gazmend Krasniqi dhe drama e titulluar ‘Qytet pa ngjarje”.

Konkursi i titulluar Alba Dramatica, i organizuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve pas shumë kohësh zgjoi interesin e shqiptarëve për të nxjerrë sërish nga sirtari dramat e tyre të vjetëruara apo për të shkruar sërish në zhanrin e teatrit.

Tani nuk mbetet gjë tjetër veçse të shpresohet se pjesët e shpallura si më të mirat të prekin skenat e teatrit shqiptar duke zgjuar edhe interesin e publikut./tvklan.al