Lajme Arkiva 2003

Shpallet në kërkim kombëtar, kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri. Zyra e Interpolit në Tiranë konfirmoi se urdhër arresti i nxjerrë nga Prokuroria e Tiranës s’është shpërndarë në 281 shtete.

Ai akuzohet përkrah Gafurr Adilit dhe Taip Mustafait, të arrestuar dy muaj më parë në tiranë për nxitje të urrejtjes kombëtare.

Burime brenda Partisë së Unitetit Kombëtar thonë se Beqiri aktualisht ndodhet në Belgjik ku ka kërkuar azil politik ndërsa Zyra e Interpolit në Tiranë deklaroi se nuk ka asnjë njoftim zyrtar deri më tani nga homologet e saj të shteteve të tjera.

Beqiri i cili njihet si drejtues i Armatës Kombëtare Shqiptare u shpall person në kërkim në të njëjtën kohë me Adilin dhe Mustafain dhe do të gjykohet në mungesë nga gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Fehmi Petku.

Beqiri njihet si gjyqtari i vetëm i periudhës së diktaturës i ndjekur penalisht për shkelje në detyrë, ndërsa pas viteve ’90 pati të paktën 2 procedime për akuzën e mashtrimit./tvklan.al