Ky është momenti kur një 19-vjeçar në aksin Lezhë-Milot ndiqet nga policia pasi dyshohej se shiste lëndë narkotike kanabis.

I riu drejtonte një motor pa targa dhe pa patentë kur forcat e policisë e pikasën në aktivitetet të dyshimtë.

I riu me iniciale E.N. nuk ndaloi dhe tentoi të largohej me shpejtësi. Por policia mundi ta bllokojë dhe ta arrestojë.

Në xhepa ju gjet një sasi kanabisi që dyshohet se e shiste në doza.

Motomjeti pa targa dhe lënda narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. N., 19 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. 

/tvklan.al