Forcat e azerbajxhanasë bombarduan ndaj trupave armene në kufi, të dyja vendet raportuan humbje të ushtarëve
Janë rindezur edhe njëherë përleshjet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Rreth mesnatës, forcat e Azerbajxhanit bombarduan trupat armene në tre lokacione përgjatë kufirit. Azerbajxhani tha se po reagonte ndaj një grumbullimi të minave tokësore dhe armëve armene pranë kufirit.
Luftimet u zhvilluan pranë rajonit të Nagorno-Karabakut , një zonë brenda Azerbajxhanit ku separatistët etnikë armenë shpallën një republikë separatistenë 1991. Mediat ndërkombëtare raportojnë se situata mbetet “jashtëzakonisht e tensionuar” ndërsa luftimet vazhdojnë.
Armenia dhe Azerbajxhani pretenduan se kishin ndërmarrë përgjigje proporcionale kundër asaj që ata e panë si provokime nga pala tjetër. Forcat e Azerbajxhanit nisën bombardimet intensive, me artileri dhe armë zjarri të kalibrit të madh, kundër pozicioneve ushtarake armene në drejtim të qyteteve Goris, Sotk dhe Jermuk.
Megjithatë, Azerbajxhani akuzoi forcat armene për kryerjen e sulmeve në shkallë të gjerë duke vendosur mina tokësore. Të dyja palët konfirmuan mbi 40 viktima. Konflikti në Nagorno-Karabakh shpërtheu në fund të viteve 1980.
SHBA ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftimeve. Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan telefonoi presidentin rus Vladimir Putin, presidentin francez Emmanuel Macron dhe sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken për të diskutuar mbi shpërthimin e dhunës.
Ka pasur raportime të shpeshta për luftime përgjatë kufirit Armeni-Azerbajxhan që nga fundi i luftës së tyre të vitit 2020. Javën e kaluar, Armenia akuzoi Azerbajxhanin për vrasjen e një prej ushtarëve të saj në një sulm në kufi. Territori u kontrollua nga separatistët armenë për gati 30 vjet derisa Azerbajxhani rifitoi kontrollin e pjesës më të madhe të territorit pas një lufte gjashtë-javore në vitin 2020 dhe një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia.
Klan News