Një automjet ka shpërthyer në flakë mëngjesin e kësaj të marte në Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30 në lagjen “1 Maji”, te kryqëzimi i parkut, kur makina Benz ka marrë flakë në ecje e sipër.

Në timoni ndodhej një person me iniciale A.A, ndërsa automjeti mësohet se është në pronësi të F.K. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Paraprakisht, policia thotë se shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një shkëndije elektrike. Megjithatë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit në mjet.

/tvklan.al