Një automjet tip Audi në Bulqizë ka shpërthyer me lëndë plasëse tritol mbrëmjen e sotme. Nga shpërthimi mësohet se nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet.

Burimet për

tvklan.al

thonë se automjeti ka qenë i parkuar në një lavazh kur shpërtheu me tritol.  Persona të paidentifikuar hodhën mbi kofanon e mjetit një sasi lënde plasëse. Grupi hetimor nisi punën për të identifikuar dhe arrestuar personin/at që hodhën tritolin.

Njoftimi paraprak i Policisë së Dibrës: 

Rreth orës 21.40, në shesh parkimin e një lavazhi dyshohet se në pjesën e përparme të automjetit tip ‘Audi’, është vendosur lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer duke e dëmtuar pjesërisht mjetin. Si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar./

 tvklan.al