Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin rus të St Petersburg-ut. Mediat vendase raportojnë për disa persona të plagosur.
Fatmirësisht nuk raportohet për viktima, megjithatë të paktën 4 persona u dërguan në spital, ndërsa sipas të ende të dhënave ende pa konfirmuara, të paktën 10 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Nuk dihet ende shkaku i këtij shpërthimi. Agjencitë ruse të lajmeve shkruajnë se autoritetet po e trajtojnë rastin si tentativë vrasje.
/tvklan.al