Lajme Arkiva 2003

Një sasi tritoli e vendosur përpara derës së shtëpisë së H.C. në Lushnje ka shkatërruar jo vetëm apartamentin e tij, por edhe të disa fqinjëve të tjerë. Ndërsa nuk ka patur asnjë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1 pas mesnate dhe familjarët fillimisht kanë menduar për ndonjë shkëndijë elektrike. Vetëm pas pak momentesh kur kanë parë tymin, kanë kuptuar se ka qenë eksploziv.

Policia që ka mbërritur në vendngjarja ende nuk ka dhënë një version për motivin e këtij akti kriminal. Ndërsa mendohet se ndonjë zënkë e djemve e kësaj familje mund të jetë edhe shkaku.

Pronarja e shtëpisë U çuam të gjithë siç ishim në gjumë, u ngritëm dhe shikojmë..tmerr i madh. Duke bërtitur, duke ulëritur, duke menduar gjithmonë se ka një shkëputje korrenti dhe jo tritol. Nuk na shkonte mendja asnjëherë. Nga materialet e shtëpisë na është prishur lavatriçja, dyert, dera e jashtme. Tani këto si rregullojmë dot se s’na del për të ngrënë e jo më të rregullojmë këto./tvklan.al