27 persona humbën jetën e dhjetëra të tjerë u plagosën nga shpërthimi i dy bombave në një kishë në Filipine. Shpërthimet ndodhën në ishullin jugor Xholo. Autoritetet dyshojnë se prapa sulmeve fshihen grupet ekstremiste islamike.

Tensionet politike në këtë zonë janë të larta, pasi javën e kaluar shumica e banorëve myslimanë mbështeti referendumin për më tepër autonomi nga autoritetet në Manila.

Tv Klan