Brenda një muaji spitali pediatrik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të ketë gati pavijonin e parë të dializës për fëmijë. Pavijoni i dializës është mundësuar nga qeveria shqiptare dhe ajo turke. Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ministria e Shëndetësisë Anila Godo u shpreh, se ky shërbim do tu vijë në ndihmë rreth 15 fëmijëve.
Anila Godo: “Pala shqiptare ka vënë deri tani në dispozicion 8 milion lekë të reja kuptohet për godinën rikonstruksionin do thosha ose përshtatjen pranë departamentit, pranë spitalit të pediatrisë të njësisë e cila do të shërbejë për qendër të dializës mediatrike dhe gjithashtu pala shqiptare do të mbulojë pagat e personelit dhe të gjitha materialet e konsumit mujor dhe të përditshëm që do të kenë nëvojë në këtë qendër, ndërsa pala turke me një investim prej 250 mijë euro do të vërë tërë pajisjet e nevojshme në këtë qendër të dializës dhe gjithashtu do të sigurojë trajnimin e personelit të mesëm infermieror dhe personelit të lartë të cilët do të punojnë në këtë qendër.”
Përsa i përket personelit mjekësor që do të punojnë në këtë pavijon, pala turke ka nisur trajnimin e tre infermierëve dhe një mjeku në Turqi, ndërsa pritet edhe trajnimi i dy mjekëve, një nefropediatër dhe një kirurg për fëmijë./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami