Josip Kuze: “Në fund të ndeshjes sigurisht nuk isha i kënaqur, kur pashë edhe fytyrat e trishtuara të lojtarëve tanë. Ata luajtëm me të gjithë forcat e tyre dhe dhanë gjithçka në këtë takim. Megjithatë Portugalia është një skuadër shuam herë më e mirë se e jona, me shumë kualitete që bëjnë ndryshimin. Sa për lojën tonë mund të them se kemi disa gjëra për të rregulluar në anën taktike. Kjo ishte mundësia ime e parë për ët shikuar skuadrën në fushë që fatkeqësisht ndodhi përpara një skuadre shuam të fortë. Përshtypja ime e parë është mjaft pozitive që mund të më ndihmojë në të ardhmen, tani mund të jem më i qartë për disa vendime që mund t’i marr në të ardhmen.”

Lorik Cana: “Kemi lojtarë shumë të rinj, një mesatare 25, 26 vjeçare po heqi 2,3 lojtarë, kështu që ka perspektivë për të ardhmen. Na ka ardhur një trajner i ri që fillimi i tj, komunikimi i tij, stërvitjet mendimi i tij është shumë i mirë. Kështu që jemi me kokën lart dhe të vazhdojmë në këtë mënyrë.”

Klodian Duro: “Të vazhdojmë në rrugën e sotme me këtë shpirt gare dhe unë besoj që të gjitha rrugët do të jenë të hapura për të arritur një rezultat pozitiv ose për të hedhur një hap drejt asaj që ne shpresojmë ose ëndërrojmë e cila është kualifikimi në një nga evenimentet më të rëndësishme botërore.”

Ervin Bulku: “Ekipi nuk u tërhoq, por zhvilloi udhëzimet që kishte marrë nga trajneri dhe nuk mund të luash i barabartë përballë një ekipi si Portugalia. Ne do ët bënim lojën tonë, besoj se do të ja kishim arritur 100% po ai gol e prishi atë që dhamë ne në fushë.”

 Kristi Vangjeli: “Jeta vazhdon dhe ky ekip që pas sot d të vazhdojë të rritet dhe në ndeshjet e ardhshme do jetë akoma më, në stabël më të lartë.”

Erjon Bogdani: “Kemi zhvilluar ndeshje shumë të bukura në Qemal Stafa dhe kundër Holandës dhe të vjen keq kur luan shumë mirë dhe publiku dëfrehet dhe në fund fare publiku në periudhën e fundit, në minutën e fundit hamë gol. Me thënë të drejtën duhet ët tregohemi më shumë profesionistë në këtë aspekt duke filluar nga unë i pari dhe të gjithë në skuadër se kur vijnë 10 minutat e fundit ose 5 minutat  e fundit rezultati duhet të mbyllet dhe duhet të merret një rezultat pozitiv.”/tvklan.al