Presidenti i Republikës Bamir Topi ka marrë mbështetjen e plotë nga kreu i shtetit italian Giorgio Napolitano, për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe BE.

Giorgio Napoliano: “Shqipëria doli nga izolimi i saj nëpërmjet një procesi afrimi ndaj BE dhe ndaj aleancës Atlantike. Një nga konstantet që nga pikat e qëndrueshme të politikës së Italisë ndaj Shqipërisë që ka qenë kjo pranë mbështetja e afrimit të Shqipërisë ndaj NATO-s.”

Gjatë takimeve që kanë nisur në pallatin kurinale në Romë, presidenti Topi nga ana tjetër ka falënderuar homologun italian. Për mbështetjen e dhënë për integrimin e Shqipërisë tani dhe gjatë viteve të tranzicionit, si dhe ka vënë në dukje klimën e favorshme që ofron Shqipëria ndaj investimeve të huaja.

Bamir Topi: “Evidentova shumë projekte që ne i zhvillojmë së bashku. E evidentova faktin që shumë investitor italian kanë ardhur gjatë këtyre viteve në Shqipëri. Kushtet e reja për biznesin në Shqipëri patjetër do të ofrojnë investitor të rinj në Shqipëri, duke i shtuar këtu edhe elementët e sigurisë së vendit. Me qenë se Shqipëria sikurse thashë, do të jetë muajt e ardhshëm vend me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut Veriut.”

Presidentët e dy vendeve mike kanë ndarë bashkë edhe mendime mbi të ardhmen e Ballkanit perëndimor në BE, duke rënë dakord se të gjitha problemet e hapura në atë zonë duke përfshirë edhe ato pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duhet të gjejnë zgjidhje në kuadrin europian./tvklan.al