Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me agjencinë europiane Frontex për parandalimin e krimit ndërkufitar dhe emigracionit klandestin. Në bazë të saj menaxhimi do të bëhet në bashkëpunim më vendet e BE-së  me të cilat kufizohet vendi ynë si Italia apo Greqia.

Ahmet Premçi: “Ne me këtë rast për mbushim dhe një nga detyrimet e Marrëveshjes Stabilizim-Asociimit. Policia Kufitare e policisë së Shtetit ka arritur që në një kohë kaq të shpejtë të arrijë në këtë moment final dhe mjaft të rëndësishëm në nënshkrimin e kësaj marrëveshje, që ka të bëjë me rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar me vendet e tjera.”

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, drejtori ekzekutiv i agjencisë Frontex Ilkka Laitinen, tha se Shqipëria mbetet në ndër vendet e bashkëpunimit të gjerë me BE-në për çështjet e kufirit. Duke argumentuar se kjo vihet re qartë në nivelin e lartë menaxhues që po tregojnë strukturat kufitare shqiptare./tvklan.al

Gazetar: Julian Kasapi