Lajme Arkiva 2003

Shqiptarët që jetojnë në Ankona të Italisë protestojnë për mbylljen e linjës së tragetit Ankona-Durrës. Madje që prej një muaj komuniteti i shqiptarëve atje ka nisur një peticion qeverisë italiane,  kopanisë Adriatik me qendër në Durrës, si edhe Ministrisë shqiptare të Transportit.

“ Në kërkojmë që linja të mos hiqet, kërkojmë të kryhet një pakt miqësie Italo-Shqiptare, kërkojmë që trageti në mundësi të jetë në shoqëri të përbashkët, të rritet cilësia e shërbimit dhe të ulen çmimet”.

Deri më tani vetëm qeveria italiane ka kthyer një përgjigje sipas të cilës kjo çështje do të shqyrtohet më 17 Dhjetor, ndërsa qeveria shqiptare çdo gjë e ka kaluar me heshtje./tvklan.al