Elsid Dapi nuk është një person si gjithë të tjerët. Ai është 1.97 cm i gjatë, ndaj dhe një raport mjekësor i bën të detyrueshëm mospërdorimin e rripit të sigurisë në makinë. Megjithatë Elsidi është drejtuar emisionit “STOP” për të treguar se është gjobitur, pasi një police e gjeti pa rrip sigurie.
“
Isha duke udhëtuar pranë sheshit “Wilson” dhe më ndaloi një police dhe për arsye të rripit të sigurimit, më vlerësoi me masën e gjobës.
Për mos vendosjen e rripit të sigurimit? Kush është arsyeja që nuk e kishe vendosur?
Kam nga mjeku i familjes një letër, ku nuk mund ta vendos rripin sepse jam 1.97 cm i gjatë.
A dole nga makina që të shikonte policja?
Jo jo nuk dola sepse nuk donte, thjesht më vendosi masën e gjobës.
Po ti ia tregove fletën e mjekut?
Ia tregova, por ajo e vendosi sërish gjobën.
E ke paguar gjobën?
Jo akoma nuk e kam paguar.
Eksperti rrugor Gëzim Hoxha, duke cituar Kodin Rrugor shpjegon se rasti i Elsid Dapit, me gjatësi mbi 1.90 cm, hyn në ato raste përjashtimore, kur nuk përdoret rripi i sigurisë, që më shumë do ta dëmtonte, sesa mbronte këtë kategori.
Rripi i sigurimit është një pajisje në automjet që shërben për të ruajtur jetën e qytetarit. Bëjnë përjashtim: Policia kur është në shërbime speciale, zjarrëfikësit, autoambulancat.
Kush janë personat që përjashtohen nga kjo masë e vendosjes së rripit të sigurimit?
Këtu bëjnë pjesë personat që janë me shtatlartësi mbi 1.90 cm. Sepse i bie që këta njerëz ta kenë rripin në qafë dhe në vend që t’i mbrojë, kthehet në rrezik për jetën e tyre. Po kështu bëjnë përjashtim ata që janë më të shkurtër se 1.34 cm dhe gratë shtatzëna.
/ tvklan.al